Muça: Mos më prisni mua, fitoren ua keni borxh tifozëve!

0

Sigurisht që është shumë e vështirë që të ringrihesh pasi rrëzohesh, por Gentian Muça ja doli dhe në ndeshjen e tij më të vështirë, atë të jetës. Tani, qendërmbrojtësi, i cili në të shkuarën ka mbajtur në krah shiritin e kapitenit e ka lënë pas sëmundjen dhe është gati që të rikthehet në fushën e lojës. Sot, në ambientet e klubit bardheblu, Muça është paraqitur para gazetarëve pas shumë kohës, për të folur rreth tij dhe Tiranës. Në

Muça, riktheheni pas një viti e gjysmë….
Nuk ka qenë e lehtë. Pres që Tirana ta lërë pas krahëve atë edicion jo të mirë në Kategorinë e Parë. Me rikthimin e Tiranës në elitë uroj që të përkojë dhe me rikthimin tim në .

Fillimi nuk ka qenë ashtu siç pritej…
Është e vërtetë, duhet pak kohë që afrimet e fundit të kenë kohën e mjaftueshme për t’u përshtatur.  Ato që duhen  më shumë janë pikët dhe të gjithë nuk presin lojë të bukur në ndeshjet e para. Në fund duhet të numërojmë pikët.

Kur mund të të shohim në fushën e blertë?
Uroj dhe duhet dhe pak kohë, ndoshta diku tek një muaj, për të mos vënë afate.

Çfarë i mungon kësaj Tirane?
Përveç se ka një fytyrë të re, gjithnjë përveç ndryshimeve për mirë, nevojitet kohë për afrimet. Sapo të njohin mirë njëri-tjetrin dhe të përshtaten me pjesën e vjetër uroj të kemi një Tiranë më të mirë seç e kemi pasur. Do të vijnë dhe pikët.

A përligjin pikët formën e Tiranës?
Kemi pasur ndeshje ku mund të kishim lënë pikë siç ishte rasti i ndeshjes me Teutën, por dhe rasti i ndeshjes me Kamzën, ku mund të kishim fituar, por besoj se është e rëndësishme që t’i kishim pikët me lojën e dobët që kemi zhvilluar. Tani shpresoj që së bashku me lojën të vijnë dhe pikët. Kam besim se do të shohim një tjetër Tiranë.

Tifozët…
Besoj se impakti është që me rikthimin e Tiranës në Superiore, uroj që unë të jem një plus akoma dhe më tepër. Është një vlerësim dhe kënaqësi për mua. Tirana duhet të marrë pikë dhe të mos presë Muçën. Kur të jetë Genti gati për Tiranën, të jemi akoma dhe më të fortë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.