E bujshme/ Drita kontakton ish-trajnerin e Partizanit

0

Drita është skuadra kampione në fuqi e Kosovës, por edicioni i ri nuk ka nisur aspak mirë, dhe pas humbjes së fundit me Lllapin, u largua dhe trajneri Bekim Isufi. Menjëherë skuadra nga Gjilani ka nisur që të negociojë për të gjetur trajnerin e ri dhe preferohet një trajnerët nga Shqipëria.

Mësohet se drejtuesit kanë nisur negociatat me ish-trajnerin Shpëtim Duro, me të cilin kanë një takim sonte në mbrëmje. Po ashtu një opsion i mundshëm është dhe Ernest Gjoka. Gjithsesi, në “pole position” duket se është Duro.

Gjasat janë që njëri mes Shpëtim Duros dhe Ernest Gjokës të marrin drejtimin e skuadrës nga Gjilani. Kujtojmë që Drita bëri një paraqitje të mirë edhe në kupat e Europës, por tani synon një projekt të ri dhe i beson eksperiencës së trajnerëve shqiptar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.