Morati: Ikardi kapiten i madh, nuk e kuptoj lojën e Interit!

0

Çështja e rinovimit të Mauro Ikardit mban prej kohësh në ankth Interin dhe tifozërinë zikaltër, por veprimi i fundit i klubit për t’i hequr shiritin e kapitenit sulmuesit i ka befasuar të gjithë.

Palët janë të ndarë, ka nga ata që vlerësojnë mesazhin e klubit nëpërmjet këtij veprimi, ndërsa të tjerë janë përkrah argjentinasit.

Rreth kësaj çështje ka folur dhe Masimo Morati, ish-presidenti i famshëm i zikaltërve. Në një prononcim për ”Sportmediaset”, Morati vlerëson shumë Ikardin dhe thumbon klubin. Gjithçka është bërë publike dhe ky është një veprim i mirë dhe aspak i dobishëm për një klub të nivelit të lartë si Interi.

Ikardi ishte një kapiten i madh dhe ka luajtur gjithmonë me entuziazëm, seriozitet dhe profesionalizëm për Interin, kështu që nuk kam asgjë për të thënë. Është faji im, është faji i asaj, është faji yt… Gjithçka është bërë publike dhe nxjerrë në shesh, diçka aspak e bukur. Duket si një gjë e padobishme, në mes të sezonit dhe pa mundësinë e shitjes së lojtarit. Duke llogaritur që Interi ka objektiva për të arritur, nuk e kuptoj se çfarë avantazhesh mund të sjellë kjo situatë e krijuar”, përfundon Masimo Morati.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.