Merkato dhe finalizimi, Frashëri “zbulon” problemet e Kukësit

Kukësi mendon për ndeshjen e radhës me Teutën. Humbja me Tiranën sigurisht që nuk është përjetuar mirë, por verilindorët nuk kanë shumë kohë për të qarë atë disfatë. Nesër prej orës 18:00 duhet të matin forcat me durrsakët në stadiumin “Niko Dovana”.

TEUTA – Portieri Stivi Frashëri ka folu për këtë përballje: “Jemi fokusuar shumë të ndeshja me Teutën, pasi e dimë se është një rival dhe kundërshtar i denjë. Ata kanë edhe një grup shumë të mirë. Jemi fokusuar edhe për shkak të ndeshjes së fundit me Tiranën, që nuk arritëm të merrnim atë çka donim. Besoj se do arrijmë të marrim tre pikët për të rikthyer pozitivitetin në ekip”.

Korçari nuk e sheh Kukësin të avantazhuar: “Nuk është se e shohim veten favorit, pasi futbolli e ka treguar që edhe ekipet që nuk nisen favorite arrijnë të fitojnë. Futbolli është edhe pak fat. Do hyjmë si të barabartë dhe do të japim maksimumin. Më pas çdo gjë do tregohet në fushën e lojës”.

PROBLEMI  – Kukësi këtë vit ka fituar vetëm në Vlorë me Flamurtarin, ndërkohë që është ndalur në shtëpi në barazim pa gola me Laçin. Kjo ecuri e mirë është ndikuar nga faktorë të ndryshëm. Frashëri i bën një analizë asaj që po ndodh në ekipin e tij këtë periudhë.

“E nisëm me këmbën e gabuar. Besoj se edhe kjo ardhja e lojtarëve të rinj ka problematikën e vet, kjo pasi duan pak kohë të përshtaten. Megjithatë shpresojmë që në ndeshjet në vazhdim të jemi më seriozë dhe të marrim atë që pretendojmë”, shprehet portieri për “Supersport”.

LUFTA PËR TITULLIN – Partizani është shkëputur me tetë pikë dhe vendi i parë nuk është i lehtë për t;u arritur. Gjithsesi mendohet fillimisht për ndeshjen e radhës me Teutën. Një fitore në Durrës, si dhe një ndalesë e të kuqve në Laç, do e ndryshonte sërish situatën.

“Është një distancë e konsiderueshme kjo me tetë pikë, por besoj se është e rikuperueshme. Janë edhe 15 ndeshje. Nuk do fokusohemi te kjo pjesë, sepse vetvetiu futesh edhe në presion. Do marrim ndeshjet një e nga një dhe të shohim se si do të shkojë deri në fund të kampionatit. Ka ende kohë”, ka deklaruar Frashëri

PARAQITJA – Frashëri këtë sezon ka pësuar 11 gola. Deri më tani më pak i ndëshkuari është Alban Hoxha i të kuqve. Gjithsesi portieri i Kukësit konsideron si çelësin e suksesit paraqitjen e gjithë repartit të mbrojtjes.

“Besoj se është viti më i mirë, por kjo nuk është vetëm prej aftësive të mia. Ekipi i Kukësit ka një prej mbrojtjeve më solide. Thjesht ne po çedojmë pak në repartin përpara, duke mos shënuar dhe duke mos i shfrytëzuar të gjitha rastet që na jepen. Pjesa mbrapa, mbrojtja dhe mesfusha, bëjnë maksimumin, ndaj edhe unë kam pësuar pak gola këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online