Morata tek Junajtid, vlen 70 milionë euro

0

Sulmuesi spanjoll i ka kërkuar largimin Realit. Mbeten vetëm hollësitë për të finalizuar gjithçka me sukses me “Djajtë e kuq”

Alvaro Morata sipas të gjitha gjasave duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Mançester Junajtdiit. Sulmuesi i Realit të Madridit ka arritur një marrëveshje paraprake me “Djajtë e kuq” dhe pritet të zgjidhen vetëm detajet e fundit që ai të firmosë dhe zyrtarisht. Lajmi është bërë me dije fillimisht nga gazeta britanike “Daily telegraph”. Por nga ana tjetër kjo gazetë ka shtuar se mungon akordi mes dy klubeve në lidhje me shumën e transferimit që po shtyn mbylljen e marrëveshjes.

Alvaro Morata u bë objektivi numër një i trajnerit të Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo fill pasi “Djajtë e kuq” vendosën të mos e rinovonin kontratën me sulmuesin 35-vjeçar Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të mungojë deri në janar të vitit të ardhshëm si pasojë e një dëmtimi në gju. Sipas “Telegraph” e ardhmja e Moratës tek Junajtid varet tashmë vetëm nga dy klubet, që pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre. Morata i ka kërkuar Realit të Madridit largimin nga ekipi në verë, sepse dëshiron të luajë në një klub ku do të ishte gjithnjë një zgjedhje e parë. Një gjë e tillë nuk i garantohet tek Reali, ku trajneri Zinedin Zidan ka të tjera plane për sulmin e kampionëve të Evropës. Fillimisht, Murinjo mendoi të afronte në ekip sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku, por belgu duket më i tunduar nga ideja për t’u kthyer tek Çelsi. Ndaj mundësia tjetër për Murinjon ishte Morata dhe që me shumë gjasa spanjolli do të jetë nën urdhrat e tij kur Junajtid të nisë përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Për shërbimet e Moratës, Junajtid pritet të paguajë jo më pak se 70 milionë euro.

Varianti tjetër – Sakaq, edhe për gazetën tjetër britanike “Daily Mail” nuk ka asnjë pikëpyetje se Alvaro Morata do të jetë nën urdhrat e trajnerit të Mançester Junajtidit Zhoze Murinjo në sezonin e ardhshëm. Por në ndryshim nga “telegraph”, “Daily Mail” ka nënvizuar se marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe tani pritet që Mançesteri dhe Morata të finalizojnë dhe hollësitë e fundit për kushtet e kontratës që spanjolli do të firmosë me “Djajtë e kuq”. Morata momentalisht ndodhet në Ibiza (Spanjë) ku po kalon pushimet së bashku me të dashurën e tij. Por zyrtarizimi me “Djajtë e kuq” është vetëm çështje orësh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here