Plas tek Bajerni, Leva sulmon shokët e ekipit

Polaku ka shfaqur pakënaqësi në adresë të shokëve të ekipit, që nuk e kanë ndihmuar sa duhet për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në Bundesligë

Kampionati gjerman ka javë që ka përfunduar, por jo polemikat. Sulmuesit të kombëtares polake dhe të Bajernit, Robert Levandovski nuk i del ende e keqja, që nuk arriti të shpallej golashënuesi më i mirë në Bundesligë në sezonin që u mbyll. Dhe për këtë ai ka fajësuar jo veten, por shokët e ekipit, që sipas tij nuk e kanë ndihmuar sa duhet për të fituar çmimin simbolik “këpuca e artë” në Bundesligë. Polaku mundi të shënonte 30 gola në sezonin e kaluar në Bundesligë, por që ishte e pamjaftueshme për t’u shpallur ai golashënuesi më i mirë në Gjermani.

Ai u la pas nga ylli i Dortmundit Pierr-Emerik Obamejang. Sulmuesi nga Gaboni e kaloi Levandovskin në javën e fundit të Bundesligës. Ai arriti të shënonte tri gola në fitoren e Dortmundit kundër Verder Bremenit, teksa polaku nuk arriti të shënonte kundër Fraiburgut. Në fund 31-30 për sulmuesin e Dortmundit dhe një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak polakut.

Edhe tani që kanë javë që kanë kaluar nga mbyllja e sezonit në Gjermani, Robert Levandovski, në një intervistë të dhënë me gazetën polake “Super Express” ka thënë: “Kam qenë mjaft i inatosur, sidomos pas ndeshjes së fundit. Tani më kanë rënë disi nervat, por fill pas ndeshjes kundër Fraiburgut isha i tërbuar. Nuk isha shumë i kënaqur, ndryshe nga shokët e ekipit. Isha i tërbuar, isha i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit. Ata nuk më ndihmuan aspak në atë ndeshje, të paktën kjo ishte ndjesia që pata.” Më pas Leva ka analizuar sezonin e Bajernit, duke e cilësuar pozitiv në përgjithësi, edhe pse në fund bavarezët e mbyllën vetëm me një trofe, Bundesligën. “Unë mund ta quaj sezon të mirë, sepse arritëm të fitonim titullin kampion. Pastaj, në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve u eliminuam nga Reali i Madridit falë gabimeve trashanike të gjyqtarit”- ka thënë sulmuesi polak.

Përplasje me shokët e ekipit – Një deklaratë e tillë e lëshuar nga Robert Levandovski pritet të mos anashkalohet lehtë në Mynih. Mediat gjermane presin një reagim të shokëve të ekipit, të cilëve me siguri nuk do t’i kenë pëlqyer komentet e sulmuesit polak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online