Milani e kërkoi, Tare merr vendimin final

0

Përpjekjet e Milanit për t’i marrë Lacios Igli Taren kanë rezultuar të kota. Një emër si Milani sigurisht që do tundonte çdokënd, por drejtuesi shqiptar i ka thënë shpesh se Lacio për të është më shumë se një klub.

Sipas “Sky Sports”, Tare ka refuzuar ofertën e Milanit. Drejtori Sportiv do t’i mbetet besnik skuadrës ku punon në këtë post prej më shumë se 10 vitesh.

Pavarësisht skepticizmit që e shoqëroi në vitet e para, Tare ka treguar se është një ndër më të mirët në rolin e tij në Itali duke ngritur gradualisht nivelin e Lacios, që vitet e fundit është bërë një ekip që i është afruar pjesëmarrjes në Champions League.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.