“Mikpritje” raciste, ultrasit rus s’kanë mëshirë për Malkom

0

Sulmuesi brazilian Malkom u bë blerja rekord e klubit të Zenit të Shën Petersburgut. Drejtuesit e kampionëve të Rusisë shpenzuan plot 45 milionë euro për të sjellë mëngjarashin në Rusi. Megjithatë, ky transferim nuk ka pasur efektin e dëshirueshëm te ultrasit e kësaj skuadre.

Malkom debutoi dje në përballjen ndaj Krasnodar. Në një moment të ndeshjes, ultrasit e Zenitit shpalosën një banderolë me mbishkrimin ironik: “Faleminderit drejtuesve për respektimin e traditave të klubit”.

Ultrasit e Zenitit kërkojnë prej vitesh që klubi i tyre të ndjekë një politikë me produkte ruse. Megjithatë, një reagim të tillë si ndaj Malkom nuk ka pasur ndaj serbit Branislav Ivanoviç, iranianit Serdar Azmun ose argjentinasve Driusi, Mamana dhe Rigoni. Është e qartë që problemi i vetëm që ultrasit e Zenitit kanë me Malkom është ngjyra e lëkurës së tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.