Sekretet e Adebajor: Tentova vetëvrasjen, më shpëtoi një mik. Sulmi me armë? Ju tregoj telefonatën!

Emanuel Adebajor ka luajtur me disa nga klubet më të mëdha europiane si Real Madrid, Mançester Siti, Arsenal, Monako dhe Totenhem. Sulmuesi i lindur në Togo sot është pjesë e Bashakshehirit në Turqi.

Afrikani ka dhënë një prononcim të sinqertë për “Daily Mail”, aty ku zbulon një sekret të jetës së tij. Dikur u trishtua aq shumë sa tentoi të vriste veten. Ishte vetëm 16 vjeç, por për fat të mirë një mik i shpëtoi jetën.

Më pas ngjarja e tmerrshme e ndodhur me kombëtaren e vendit të tij. Ishte 8 janari i vitit 2010 kur autobusi i kombëtares së Togos u sulmua nga terroristë, ndërkohë që vdiqën tre persona.

Mes tyre edhe Obilale, i cili luante në rolin e portierit. Adebajor e mbyll me një detaj interesant sa i përket Zhoze Murinjos dhe Kristiano Ronaldos, gjatë kohës kur ishte pjesë e Realit të Madridit.

TENTATIVA – “Isha vetëm 16 vjeç dhe luaja me Metzin në Francë, aty ku fitoja rreth 3 mijë sterlina në muaj. Familja ime kishte kërkuar një shtëpi që vlente 500 mijë sterlina. Klubi ishte lodhur me sjelljet e mia. Mbaj mend që isha shtrirë një natë në krevat dhe po mendoja: ‘Çfarë po bëj këtu? Askush nuk është i kënaqur me mua, kështu që pse të jetoj?’

Kisha një farmaci poshtë shtëpisë ku banoja dhe bleva një paketë tabletash. Nuk donin të mi shisnin, por ju thashë që më duhen për bamirësi në Togo. U ngjita lart, bëra përgatitjet dhe isha gati për të pirë gotën. Në atë moment mora në telefon mikun tim më të mirë. Ishte mesi i natës. Ai më shpëtoi jetën. Më tha se kisha shumë motive për të vazhduar përpara dhe insistonte se kisha potencial për të ndryshuar Afrikën.”

FAMILJA – “Kam patur vështirësi me to. Unë dëshiroja me gjithë shpirt t’i ndihmoja, por ata më vunë në një presion të madh. Nuk mund t’ia dilja dot. Kur një familje është e varfër, të gjithë janë të varfër dhe ka shumë solidaritet në mesin e anëtarëve të familjes. Njerëzit e tu janë gati të marrin plumbin për ty. Por kur dikush ia del, atëherë është sikur të futesh në borxh me të gjithë.”

SULMI – “Për 42 minuta kemi dëgjuar vetëm të shtëna nga të gjitha anët. Dëgjoja miqtë e mi duke ulëritur me të madhe, por nuk mund të lëviznim apo të bënim diçka. Si kapiten që isha, ju thashë gjithë lojtarëve që të telefononin familjarët e tyre. Unë i telefonova të dashurës time dhe i thashë: ‘Dëgjo, sepse po largohem’. Ajo ishte shtatzënë dhe më pyeti se ku po ikja. Mblodha veten dhe i thashë: ‘Nëse fëmija do të jetë djalë, quaje Emanuel Jr. Nëse do të jetë vajzë, quaje Emanuela.’ Ajo nuk po kuptonte gjë. I thashë që do e telefonoja më vonë, nëse do të isha gjallë dhe mbylla telefonin.”

REALI – “Një ditë Zhoze Murinjo u tërbua keq me Ronaldon. Kristiano kishte shënuar tre gola, por trajneri i tha: ‘Të gjithë thonë që je lojtari më i mirë në botë, por po luan dobët. Më trego se je me të vërtetë më i miri’. Ronaldo mund të shënonte tre gola, por po kaq rëndësi kishte edhe ajo që nuk kishte arritur të bënte. Ai stërvitej me ne sikur po stërvitej me djemtë e tij. Bënte numra të pabesueshëm. Unë dhe Sergio Ramos ishim ‘mbretërit’ e palestrës, por kur erdhi Kristiano… “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online