Mezani: Fitore morali, na duhej për vazhdimësinë

Luftëtari mori një fitore me shumë vlerë në Fushë–Krujë ndaj Kastriotit. Ishte një sukses shumë i vlefshme për bluzinjtë që më në fund i largohen zonës së rënies prej kategoria. Gjirokastritët janë në kuotën e 9 pikëve, po aq sa dhe Tirana.

Pas ndeshjes, trajneri Gentian Mezani është shprehur i lumtur për këtë fitore, e cila sipas tij i vlen shumë skuadrës, për anën morale. Tekniku vlonjate i gëzohet faktit se skuadra e tij më në fund ka nisur që të ngjitet në klasifikim.

“Kjo fitore na pozicionon mirë për momentin. Na shkëput nga vendi i parafundit. Është diçka e mirën për ne, është një trepikësh morali për vazhdimësinë dhe një rezultat pozitiv që i bën mirë skuadrës, për ta motivuar për ndeshjen e radhës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *