“Mesi po vuan, dua ta fitoj trofeun për të”

Argjentina po përgatitet për turneun më prestigjioz të futbollit në Amerikën e Jugut, “Copa America”. Përfaqësueses “albiceleste” u mungon ky trofe që prej vitit 1993, ndërsa dhimbjen bëhet akoma dhe më e madhe po të kujtojmë se dy edicionet e fundit arritën në finale, por dolën me kokën ulur ndaj kundërshtarëve kilian.

Më shumë nga të gjithë këtë e vuan Leo Mesi. Prej më shumë se një dekade “pleshti” akuzohet nga bashkëkombësit për lojë me dy standarde. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Serxho Aguero foli në lidhje me këtë presion që shoqëron Mesin prej vitesh.

“Dua më shumë të fitoj një trofe për Mesin se sa për veten. E them për këtë pasi ai po e vuan këtë prej shumë kohësh. Shpresoj që një ditë të ndodhë. Ai e ëndërron këtë, ashtu si të gjithë ne tek Argjentina”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *