“Kur iku nga Bayern Munchen thanë se i mbaroi karriera”! Thierry Henry: Bravo për Matts Hummels, hodhi përtokë sulmuesit më të mirë në botë

Dortmundi u kualifikua në finalen e Champions League pas fitore 1-0 kundër PSG. Golin e vetëm të takimit e shënoi Matts Hummels. Menjëherë pas mbylljes së këtij takimi, Thierry Henry ka vlerësuar së tepërmi mbrojtësin e Dortmundit.

“Dua të përmend një njeri sot, Matts Hummels. Kur u largua nga Bayern Munchen, shumë thanë: “I mbaroi karriera, kaq ishte”. Por ai ka konkurruar me sulmuesit më të mirë në botë në këtë sezon dhe i ka hedhur përtokë. Ka shënuar gola kaq shumë të rëndësishëm dhe dua t’i jap shumë merita këtij njeriu”, tha Henry. /Sport Ekspres/