Mesazhi i Eriksen: Angli, kujdes Kosovën!

Kosova barazoi 2-2 në miqësoren me Danimarkën dhe tanimë skuadra e drejtuar nga Bernard Shaland mendon për sfidën me Bullgarinë, që është e një rëndësie tjetër. Loja e bërë ndaj danezëve ishte mjaft e mirë, ndërkohë barazimi është pritur mirë edhe nga Kristian Eriksen.

Ylli i Totenhemit, për Supersport Kosova pas ndeshjes deklaroi: “Përpara ndeshjes kemi besuar te fitorja, por kur pamë që ishim në disavantazh, mund të themi që barazimi është një rezultat i mirë”.

“Ne e kemi ditur që është një kundërshtar i fortë. Kosova ishte vërtetë e organizuar dhe na vështirësoi punën”, shtoi mesfushori, i cili ndeshjen e djeshme me Dardanët e nisi nga stoli.

I pyetur nëse e shikon Kosovën si një ekip që mund të befasojë në kualifikueset e EURO 2020, Eriksen tha: “Po. Unë do të paralajmëroj Anglinë për forcën e kësaj skuadre. I ka të gjitha mundësitë të befasojë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *