“Mania CR7”, Udineze trefishon çmimet e biletave

Juventusi do të udhëtojë  drejt Udines më datë 7 tetor, por kjo nuk ka ndalur klubin friulan të bëjë publike çmimet e biletave që tani. Ndryshe nga herët  e tjera, çmimi biletave për ndeshjen ndaj kampionëve të Italisë është shumë i lartë se sa i përballjes së një viti më pari.

Gjithçka lidhet me Kristiano Ronaldon.  I gjithë futbolli Italian është mbërthyer nga “ethet” e CR7-ës dhe drejtuesit e klubeve po mundohen ta shfrytëzojnë në maksimum këtë efekt që ka futbollisti portugez te tifozët.

Biletat për sfidën e 7 tetorit janë trefishuar. Biletat e tribunave anësore kanë shkuar nga 60 euro në 140 euro, ndërsa ato më të lirat mbrapa porte nga 25 euro në 45 euro. Pavarësisht, rritjes së çmimit është  e sigurt që “Dacia Arena” do të jetë e mbushur plot, pasi në stadium nuk do të vijnë vetëm tifozë të Udinezes, por edhe shumë fansa të pesë herë fituesit të topit të artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *