Liverpuli shpërfill Barcelonën, Klop: Kutinjo nuk ka çmim

0

Filipe Kutinjo është i destinuar të mbetet një ëndërr për Barcelonën, edhe pse kjo e fundit ka javë që e kërkon dhe dje ofroi 100 milionë euro.

Refuzim i prerë, Liverpuli nuk ka pranuar dhe i ka bërë ftesë Barcelonës të heqë dorë, sepse asnjë çmim nuk do të merret parasysh. Edhe vetë Kutinjo nuk ka ndërmend të nisë konflikte me Liverpulin, ndaj ka lënë gjithçka në dorë të klubit.

Ndërkaq, trajneri Jyrgen Klop shpjegon edhe arsyen e refuzimit: “Ne nuk jemi një klub që shet. Në futbollin aktual nuk ka lojtarë të paprekshëm, por ne duam të ndërtojmë skuadër fituese, ndaj nuk ka kuptim të shesim lojtarë. Edhe koha është e gabuara, në gusht nuk bëhen dot lëvizje të tilla, pasi nuk ka alternativa në treg”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here