Letra prekëse e Xhokoviç, Mërrei më shumë se një rival për serbin

0

Tenisti skocez Endi Mërrei shokoi botën e tenisit, teksa deklaroi para dy ditësh se do të tërhiqej në muajin qershor nga sporti që i dha gjithçka. Fituesi i tre turneve “Grand Slam” mori vendimin e dhimbshëm, pas një dëmtim të rëndë në kockën e legenit.

Novak Xhokoviç, legjenda tjetër e këtij sporti dhe një rival i hershëm i Mërreit është prekur shumë nga ky lajm. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, tenisti serb ka zbuluar se emocionet që i ka sjellë situata e vështirë në të cilët ndodhet skocezi të cilin e konsideron një rival e shok të përjetshëm.

“Herën e parë që u takuam dhe luajtëm (viti 2001). Diçka po më thoshte që atëherë se do të kishim një rivalitet të mahnitshëm dhe do të luanim së bashku në elitën e këtij sporti për shumë vite me radhë. Ajo që po përpiqesh të arrish është diçka shumë guximtare dhe frymëzuese. Të takova dhe nuk munda të tregoja dhembshurinë time ndaj asaj që t’i po kalon. Si një atlet, tenist dhe shok, unë të respektoj dhe të mbështes në çdo sekondë gjatë këtij “Australian Open” dhe çdo përpjekje tjetër tënden për të luajtur në nivele elitare. Çfarëdo që të ndodhë, unë do kujtoj me mall përballjet tona ndër vite dhe do të jem mirënjohës për atë eksperiencë. Të përqafoj Endi, qëndro i fortë”.

View this post on Instagram

Tarbes, France 2001, “Les Petite As” First time we met and played. Something was telling me back then that we’d have an amazing rivalry and experience of playing each other on the biggest stage for many years to come. What you are trying to do is nothing short of brave and inspiring. I met with you the other day and couldn’t really verbalize my compassion for what you’re going through. As an athlete, fellow tennis player and friend, I respect and fully support you every second of this Australian Open and every next attempt to compete at the highest level. Whatever happens, I will always cherish our amazing matches over the years and be grateful for those experiences ? Big hug Andy, stay strong. @andymurray

A post shared by Novak Djokovic (@djokernole) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.