Lajm i mirë për tifozët, legjenda e portës rikthehet te Çelsi

0

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Peter Çeh do të fillojë një karrierë të re jashtë fushave të blerta. Çelsi është foleja ku u rrit e shkëlqeu. Po ky klub do të jetë vendi në të cilin çeku do të fillojë një epokë të re të jetës së tij. Punë e re, sigurisht më me pak impenjim për të pasur kohë më shumë për familjen dhe të afërmit.

Peter Çeh do të jetë këshilltar i klubit londinez në lidhje me pjesën teknike. Vitet e kaluara në Londër dhe aftësitë e tij për të kuptuar futbollin e kanë bindur Abramoviç të firmosë një kontratë me të. Lajmi është dhënë sot nëpërmjet faqes zyrtare Çelsit në “Twitter”, ku ish-gardiani shfaqet bashkë me drejtoren sportive Granovskaja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.