Xhaka tek Atletiko? Kjo lëvizje e Arsenalit i vë “vulën”

0

Granit Xhaka përflitet shumë për një largim të mundshëm nga Arsenali këtë verë. Niveli i lartë i treguar prej tij ka bërë që Interi dhe Atletiko Madridi të interesohen për ta blerë. Me “topçinjtë” ai është shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të ekipit. Këtë sezon ai numëron plot 40 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Ofertat tunduese që vijnë drejt shqiptarit e frikësojnë Arsenalin. Për të shmangur një “arratisje” të papritur nga “Emirates Stadium”, drejtuesit kanë menduar ta nderojnë me shiritin e kapitenit. Grinta dhe pasioni që tregon në fushë e kanë bindur trajnerin Emeri për të pasur një kapiten të ri.

Largimi i mundshëm i Koshielnit drejt Arabisë, por edhe dyshimet për të ardhmën e Mustafit, Ozil dhe Mkitarian, e favorizojnë shumë Xhakën për të qenë udhëheqësi i Arsenalit në fushën e blertë. Sesa do e bindë ky post të mos largohet, do e shohim në muajt në vazhdim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.