Kur Adidas nuk të lejon të blesh lojtarë…

0

Sot, në botën e futbollit, kompanitë e veshjeve sportive kanë një rol kryesor. Jo vetëm që furnizojnë skuadrat me uniforma të reja çdo sezon, por sigurojnë dhe kontrata faraonike dhe përfitime të çmendura. Kompani si “Nike”, “Adidas”, “Puma”, “UnderArmour” e shumë të tjera, janë ndër më të pasurat në botë.

Këtë sezon, kompania Adidas ka nënshkruar një kontratë me Arsenalin me vlerë 60 milionë euro, në mënyrë që “Topçinjtë” të veshin fanellat e dizejnuara nga kjo kompani dhe të ndërpresin bashkëpunimin me kompaninë Puma. Kontrata është nënshkruar dhe futet në fuqi me datë 1 korrik.

Është pikërisht kompania Adidas që nuk lejon Arsenalin të prezantojë dy blerjet e reja, sipas mediave britanike. Sulmuesi i talentuar brazilian, Gabriel Martineli (6 milionë sterlina) dhe mbrojtësi i St. Etien, Uilliam Saliba (30 milionë sterlina), kanë nënshkruar me “Topçinjtë” e Londrës, por prezantimi i tyre do të bëhet vetëm pas datës 1 korrik.

Ky është kushti që i ka vendosur kompania Adidas skuadrës së Arsenalit, pasi çdo lojtar i ri duhet të prezantohet me uniformën Adidas e jo atë Puma. Në futboll, transferimet nuk janë aq të lehta sa duken…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.