Kukësi në ankth, një lojtar dëmtohet dhe lë grumbullimin

Kukësi vijon me fazën përgatitore në Turqi, ndërkohë që ka pasur probleme për një nga lojtarët e verilindorëve gjatë kësaj periudhe. SportEkspres.com mëson se portieri Faton Maloku, i dëmtuar në takimin kundër Bashakshehirit, ka lënë grumbullimin dhe momentalisht ndodhet në Kosovë.

Burime pranë stafit mjekësor të verilindorëve bëjnë me dije se Maloku ka probleme me tendinat dhe pritet që të përcaktohet shkalla e dëmtimit pas kontrolleve mjekësore. Shpresohet shumë që të mos ketë këputje të tendinave, por edhe nëse ka zgjatje të tyre mungesa e tij do të jetë e gjatë. Me shumë mundësi ky sezon është mbyllur për portierin e Kukësit.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/1652783468200327/?type=3&theater

MIQËSORJA – Kukësi është përballur me Bashakshehir dhe Rostov deri më tani, ndërkohë që është konfirmuar edhe një tjetër përballje: “FK Kukësi do të zhvillojë ndeshjet e tretë miqësore ndaj FC Shakter Karagandy! Drejtuesit e Klubit kanë vendosur të shfrytëzojnë të gjithë hapësirën e mundshme kohore për të zhvilluar ndeshjen e tretë miqësore, gjatë qëndrimit 12-ditor të ekipit në Antalia të Turqisë. Këtë radhë, skuadra jonë do të zhvillojë ndeshjen miqësore përballë kazakëve të FC Shakter Karagandy, sfidë e cila do të luhet me datë 14 Janar 2019, ora 17:00 në “Wow Sport Center”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *