Dy opsione për mesfushën, Milani kërkon… Milanin!

Leonardo dhe Paolo Maldini po bëjnë të pamundurën për të përforcuar Milanin, që po kërkon një lojtar për mesin e fushës. Dy emra të rinj kanë dalë në skenë dhe ata janë: Milan Badelj i Lacios dhe Maruan Felaini i Mançester Junajtid.

Kroati, i cili luan në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes, u cilësua si një goditje e madhe e Tares, i cili e mori pa shpenzuar asgjë nga Fiorentina, duke mposhtur konkurrencën e Milanit. Megjithatë, Badelj nuk po përfiton minuta nga Simone Inzagi dhe i ka kërkuar drejtorit shqiptar largimin në janar, siç raportojnë mediat italiane.

E ardhmja e tij mund të jetë pikërisht Milani, që e pëlqen prej kohësh dhe dyshja drejtuese e kuqezinjve është gati për të arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit në Milanelo.

Nga ana tjetër, nga Belgjika vijnë lajme për një interesim të Milanit për Felainin. Siç raporton “Het Nieuwsblad”, kuqezinjtë janë të interesuar për 31-vjeçarin e Junajtid. Drejtuesit e “Djallit” duhet të veprojnë shpejt, pasi për mesfushorin janë të interesuar dhe Porto me Guanzhu Evergrande.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online