Kristal Palas fërkon duart, Zaha largohet për 75 milionë euro

0

Uilfred Zaha është një ndër emrat më të spikatur këtë sezon në Premier Ligë. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tetë asiste me Kristal Palasin, duke qenë një pikë kyçe për ekipin e tij.

Paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube evropiane të vihen në radhë për të. Fillimisht u raportua një interesim konkret nga Dortmund dhe Totenhem, por tashmë duket se në garë është futur edhe PSG.
Sipas mediave, parizienët duket se janë favoriti kryesor për të sigurar shërbimet e 26-vjeçarit dhe oferta për Kristal Palas është gati. Plot 65 milionë sterlina (afërsisht 75 milionë euro), do të vendosen në pjatë për londinezët.

Një ofertë që zor se mund të refuzohet nga Kristal Palas, që njëkohësisht do të bënte edhe shitjen më të shtrenjtë në historinë e klubit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.