Konkurrencë për Albën dhe Suarez, Barcelona bën gati dy blerje

0

Zhordi Alba dhe Luis Suarez janë dy ndër lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës. Gjatë sezonit që sapo lamë pas të dy këta futbollistë u aktivizuan në pjesën dërrmuese të ndeshjeve, duke u lënë në shumë pak raste pushim.

Largimet e Lukas Dinj dhe Pako Alkaser nuk u zëvendësuan me prurje të reja, diçka kjo që pritet të ndryshojë gjatë kësaj merakoje vere. Sipas së përditshmes katalanse “SPORT”, drejtuesit e Barcelonës kanë filluar bisedimet për transferimet e Rodrigo Morenos dhe Rafael Guerreiros.

Sulmuesi i Valencias, Moreno, është bindur nga oferta e katalansve, ndërsa tani negociatat po kryhen në rang drejtuesish. 28-vjeçari nuk e ka problem të qëndrojë i dytë në radhë pas uruguaianit Suarez.

Mbrojtësi Guerriero ka vetëm një vit të mbetur në kontratë me Dortmundin. Përveç rolit si mbrojtës i majtë, portugezi është i aftë të luajë dhe si mefushor ose sulmues krahu. Megjithëse dëmtimet e shpeshta janë një disavantazh për 25-vjeçarin, Guerreiro mbetet një lojtar cilësor që ka ende shumë vite karrierë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.