“Ndihem për mrekulli”, surpriza e Serie A qetëson tifozët

Atalanta zhvilloi një sezon të mrekullueshëm dhe siguroi kualifikimin në Champions Ligë për herë të parë në historinë e saj 112-vjeçare. Sukses i merituar i ardhur nëpërmjet një futbolli modern dhe shumë të bukur.

Ardhja e Duvan Zapatës në verë nga Sampdoria u prit me entuziazëm, por as tifozi më i zjarrtë i ekipit bergamask nuk e kishte ëndërruar një sezon të tillë nga bomberi kolumbian.

23 gola dhe 7 asiste për 28-vjeçarin në kampionat (vetëm Kualjarela shënoi më shumë se ai) dhe 28 gola në total në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni. Ofertat për shërbimet e tij nuk kanë munguar, por Zapata e ka ndarë mendjen.

Gjimshiti, Zapata, Pashaliç

Ai ndihet për mrekulli në Bergamo dhe dëshiron të luajë në Champions me shokët e tij. Në prononcimin e dhënë për “Gazzetta dello Sport, sulmuesi latin i shpall besnikëri Atalantës.

Dua të fitoj trofe me kombëtaren dhe Atalantën. Ky do të ishte maksimumi. Nuk kam ndërmend të lëviz, dua të qëndroj tek Atalanta. Kemi arritur një objektiv të madh me shokët e mi dhe ndihem shumë mirë. Kemi punuar jashtëzakonisht fort, por lumturia e përjetuar në fund nuk ka çmim”, përfundon Duvan Zapata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online