Koha e vlerësimeve në Gjermani, shpallet lojtari i vitit 2018

Federata gjermane e futbollit në bashkëpunim me tifozët gjermanë, kanë dhënë çmimin e lojtarit të vitit. Marko Rojs është shpallur zyrtarisht lojtari i vitit 2018 në Gjermani, duke mposhtur konkurrencën e Xhoshua Kimish dhe Leroi Sane.

Kapiteni i Borusias së Dortmundit, u rikthye vitin që lamë pas të ishte protagonist, teksa në vitet 2016 dhe 2017, ka qenë mjaft i kushtëzuar nga dëmtimet. Gjithashtu, Rojs ishte në kombëtare në Botërorin zhgënjyes që kaloi Gjermania, ku ishte kompeticioni i parë madhor, pasi mungoi në Botërorin e 2014-ës dhe në Europianin e 2016-ës.
Rojs mori 33.9% të votave, ndërsa në vendin e dytë ishte Kimish, i cili është një nga lojtarët më të vlerësuar në Gjermani. Talenti mori 31% të votave. Leroi Sane, plotëson podiumin, teksa do të vijojë të jetë një nga çudirat më të mëdha në historinë e Botërorëve, lenia jashtë grumbullimit e tij. Mesfushori i avancuar i Sitit mori 10.3% të votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *