Reali bën goditjen e parë, mban mbi shpinë numrin e… trajnerit

Reali i Madridit, prej kohësh e kishte shpallur objektivin e tij të merkatos së janarit dhe ai ishte Brahim Diaz. Talenti i Mançester Sitit, përflitej për një kalim në Madrid, ku hipotezat e para ishin që transferimi të kryhej me parametra zero në fund të sezonit, kohë kur mesfushorit i përfundon kontrata me ekipin e tij, por çdo gjë ka marrë një rrjedhë tjetër tani.

Siç raportohet nga mediat në Spanjë, talenti 19-vjeçar, javën e ardhshme do të zbarkojë në Madrid, ku do të zyrtarizohet si blerja e parë e Realit për këtë merkato. Në arkat e Sitit pritet të shkojnë gati 20 milionë euro, teksa vetëm detajet e fundit kanë mbetur mes klubeve për ta finalizuar marrëveshjen.
Për më tepër, Brahim Diaz, duket se ka zgjedhur edhe numrin që do të mbajë mbi shpinë, që do të jetë numri 21, i cili është dhe numri që ka mbajtur mbi shpinë trajneri aktual, Santiago Solari. Diaz u bashkua me Sitin, që në moshën 14-vjeçare, kur kaloi nga Malaga në Mançester. Tashmë, do të jetë një rikthim në shtëpi për talentin spanjoll.

Solari me fanellën numër 21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online