Klop mund të dënohet, zbulohet çfarë i tha arbitrit pas ndeshjes

Jurgen Klop doli i pakënaqur nga fusha pas barazimit me Uest Hemin, pasi Liverpuli i tij tashmë ka vetëm 3 pikë më shumë se Siti. Gjithashtu është afruar me pesë pikë edhe Totenhemi. Trajneri gjerman u ankua për gjykimin pas ndeshjes, edhe pse anësori gaboi në golin e Mane, që ishte i parregullt.

Ndërkohë “SunSport” raporton se Klop ka pasur një debat me arbitrin e ndeshjes, Kevin Friend. Trajneri i të kuqve i është afruar arbitrit dhe i ka kërkuar llogari për gjykimin në fraksionin e dytë të lojës. Ai i ka kërkuar gjermanit të largohet dhe të mos flasë me të.

“Unë nuk mund të flas me ju?!”, ishin fjalët e Klop,  të cilit gjyqtari i takimit iu përgjigj. “Jo tani dhe jo këtu”, raporton “The Sun”. Më pas gjermani e ka etiketuar Friend si arrogant, por e gjitha çka ka ndodhur pas ndeshjes nuk është mbajtur shënim nga arbitri.

Gjithsesi komentet e bëra nga Klop pas ndeshjes pritet të sjellin minimalisht një gjobë të majme për teknikun e Liverpulit. Nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë pezullim të mundshëm të ish-trajnerit të Dortmundit, por vetëm me një ndeshje.

ÇFARË THA KLOP – “Shënuam në pjesën e parë, tani më thonë që goli paska qenë ‘off-side’. Kjo shpjegon paksa pjesën e dytë, sepse mendoj se arbitri u informua në pushimin e ndeshjes. Më pas pamë situata të çuditshme. Arbitri nuk bëri gabime të mëdha, por e ndalte shpesh ndeshjen dhe ia ulte ritmin. Kjo gjë natyrisht nuk na ndihmoi. Nëse dikush gabon në pjesën e parë, nuk duhet ta zgjerojë hendekun, duke gabuar sërish në pjesën e dytë””, tha gjermani për “Sky Sports” pas takimit me Uest Hemin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *