Këtë javë merret vendimi, De Ligt mes pesë “zjarresh”

0

Matijs De Ligt është padyshim një ndër emrat më të lakuar të merkatos, me holandezin që ka mahnitur me paraqitjet e tij dhe kërkohet nga klubet më të mëdha europiane.

Spekulimet kanë qenë të shumta për 19-vjeçarin deri më tani, por ende asgjë konkrete apo zyrtare. Gjithsesi, telenovela duket se do të marrë fund këtë javë, me mbrojtësin që do të vendosë përfundimisht për destinacionin e ardhshëm.

Diçka të tillë e japin të sigurt mediat në Holandë, teksa për shërbimet e De Ligt luftojnë ashpër plot pesë klube. Barcelona shihet si favoriti kryesor për kapitenin e Ajaksit, kjo edhe për shkak se në Katalonjë, De Ligt do të gjende shokun e tij Frenki De Jong.

Pas Barçës, katër klubet e tjera janë pothuajse në një vijë. Mançester Junajtid dhe PSG janë klubet që ofrojnë më së shumti, por “Djajtë e Kuq” nuk janë në Champions, ndërsa francezët ndoshta nuk kanë një projekt bindës për De Ligt.

Matijs De Ligt

Nga ana tjetër është edhe Juventus që ka raporte shumë të mira me agjentin Mino Raiola dhe do të tentojë ta rrëmbejë 19-vjeçarin. Në fund, por jo më pak të rëndësishmit, janë kampionët e rinj të Europës.

Liverpuli e kërkon me ngulm prej kohësh holandezin, pasi një dyshe me Van Dijk në qendër do të ishte padyshim më e forta në Europë. Kështu, lufta është më e ashpër se kurrë, me vendimin që pritet të bëhet i ditur deri në fundin e kësaj jave…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.