Junajtid me plan të qartë, përgatit surprizën për De Gean

0

Mançester Junajtid po bën të pamundurën për të rinovuar me David De Gean. Portieri spanjoll është ndër më të mirët në botë në rolin e tij, ndërsa kontrata me “djajtë e kuq” përfundon verën e ardhshme.

Palët nuk kanë gjetur akordin për zgjatjen e bashkëpunimit deri tani, por Junajtid nuk dorëzohet. Qëllimi i drejtuesve është ta bëjnë 28-vjeçarin gardianin me rrogën më të shtrenjtë në botë dhe janë gati t’i ofrojnë 390 mijë sterlina në javë.

Kontrata pritet të jetë 4-5 vjeçare. Klubi anglez nuk mund t’i lejojë vetes të humbasë me parametra zero një nga pikat kyç të ekipit të Solskjaer dhe po synon t’i plotësojë çdo kërkesë portierit iberik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.