Jo vetëm Lukaku: Konte gati planin B, synohet “gjiganti” spanjoll

Interi po bën të pamundurën për të veshur Romelu Lukakun zikaltër, por paratë mungojnë. Në fillim duhet shitur Mauro Ikardi dhe paratë e fituara do të investoheshin te belgu, por asgjë nuk po ndodh.

Antonio Konte nuk dëshiron të mbetet i papërgatitur dhe ju ka dhënë një emër tjetër drejtuesve. Plani B quhet Fernando Lorente. 34-vjeçarit i përfundoi kontrata me Totenhemin dhe është një lojtar i lirë.

Konte e njeh mirë, pasi ka punuar me spanjollin tek ekipi i Juventusit. Pavarësisht moshës së madhe, Lorente është një sulmues me eksperiencë të madhe dhe operacioni për transferimin e tij në “San Siro” është ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online