Jo vetëm teknikë dhe klas, njihuni me maratonomakun e Juventusit

Ka disa futbollistë që pikën më të fortë kanë përgatitjen fizike, ndërsa të tjerë kanë teknikën. Dikush vrapon më shumë, e një tjetër përdor trurin dhe di të vendoset në fushë. Por, ka dhe nga ata që në pamje të parë nuk të japin përshtypjen e një futbollisti kilometrash.

Miralem Pjaniç është njëri prej tyre. Kualitet, inteligjencë dhe një këmbë e artë. Shpejtësia dhe fiziku nuk janë ndër armët e forta të mesfushorit boshnjak, por është totalisht e kundërta. Pavarësisht se nuk bie në sy, 28-vjeçari vrapon më shumë se të gjithë të tjerët te Juventusi!

“Netco Sports” ka mbledhur të dhënat e lojtarëve të Serisë A dhe Pjaniç bën pjesë të 30 lojtarët e kampionatit italian, i cili vrapon më shumë. Madje është ndër më të mirët. Ndryshon situata në ekipin e Alegrit. Askush nuk bën më shumë kilometra në fushë se Pjaniç. Mesfushori ka një mesatare prej 10.905 kilometrash për ndeshje, duke i lënë të gjithë pas: Matuidin, Bentakur, Kielinin dhe Aleks Sandron.

Ai është maratonomaku i vërtetë i Juventusit, ndërsa në Serinë A, vetëm 3 lojtarë përshkruajnë më shumë kilometra se ai: Françesko Manjaneli i Sasuolos, Marselo Brozoviç i Interit dhe Lukas Bilja i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *