Gjetja e Junajtid, klauzola e Falkaos për një… “miqësore fantazmë”

A mund të paguhen 4 milionë euro për një miqësore fantazmë? E ka bërë Mançester Junajtid, që e ka paguar këtë shifër në vitin 2014, si pjesë e marrëveshjes që çoi sulmuesin kolumbian Radamel Falkao në huazim nga Monako në Mançester.

Football Leaks, që po demaskon skandalet e futbollit botëror dhe manipulimet për t’iu shmangur rregulloreve, zbulon një histori të para 4 viteve: Falkao ishte gati të kthehej në fushë pas një dëmtimi të rëndë në ligament pësuar në janar 2014, Mançester Junajtid e donte patjetër në “Old Trafford”.

Formula ishte ajo e huazimit për 10 milionë euro dhe të drejtë blerjeje përfundimtare, por Junajtid dëshironte të paguante dy këste: 6 milionë euro menjëherë dhe 4 milionë në fund të sezonit, me kusht që formacioni i drejtuar atë sezon nga Luis Van Gal duhej ta mbyllte në 4 vendet e para në Premier League.

Problemi është se pagesa e lidhur me arritjen e objektivave apo rendimentit nuk lejohej nga Ligue 1, pasi në Francë konsiderohej shkelje e “Fair Play financiar”. Më pas Junajtid dha “OK” për dy kontrata të veçanta për të blerë Falkaon.

Klubi anglez zotohej të derdhte 6 milionë euro për huazimin për sezonin 2014/2015, ndërsa në marrëveshjen e dytë parashikohej që dy klubet të luanin një ndeshje miqësore dhe Junajtid do t’i paguante 4 milionë euro Monakos.

Në atë sezon Falkao shënoi 4 gola në 29 ndeshje dhe Junajtid e mbylli në vendin e katërt në renditje, por këtu lindi problemi, sepse klubi anglez mori pjesë në kualifikueset e Champions League dhe për pasojë miqësorja e planifikuar me Monakon në verën e vitit 2015 u anulua. Paraqitja e dobët e Falkaos bëri që Junajtid të mos e blinte përfundimisht, duke e kthyer në Montekarlo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online