Projekti ambicioz i Realit, gati rinovimi i stadiumit “Santiago Bernabeu”

Florentino Perez është i qartë dhe gati për të nisur punën. Presidenti i Realit të Madridit dëshiron të rikonstruktojë stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe, siç citon ”Marca”, punimet duhet të fillojnë në muajt e parë të vitit 2019.

Perez ka arritur marrëveshjen me kompaninë “Legends”, lider në industrinë e ndërtimit. Kjo kompani ka bashkëpunuar me Barcelonën për “Camp Nou”-n e ri, me Atletikon e Madridit për stadiumin “Metropolitano”, Totenhemin për ndërtimin e stadiumit të ri, ndërkohë që ka bashkëpunuar dhe për rikonstruktimin e disa stadiumeve në SHBA.

Drejtuesit e Realit janë të vetëdijshëm se një ndërhyrje në stadiumin e tyre do të rriste dhe shumëfishonte fitimet e klubit. Ata janë gati për ta shfrytëzuar një gjë të tillë. Vitin e kaluar stadiumi gjeneroi 173 milionë euro, ndërsa Reali mendon se mund të fitojë dhe 150 milionë të tjera në vit.

Kostoja totale e rinovimit të stadiumit kap shifrën e 400 milionë eurove dhe drejtuesit kanë nisur punën për të bindur bankat për të financuar projektin e tyre. Ata dëshirojnë të marrin një kredi prej 525 milionë eurosh për një afat 35-vjeçar. Projekti siguron mbulimin e plotë të stadiumit, ndryshimin e fasadës, ndërtimin e qendrave të reja tregtare, muzeut të ri dhe qendrës teknologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online