Ish-drejtori zbulon sekretin: Mbape dëshironte Barçën, Bartomeu zgjodhi Dembelen

0

Zhozep Maria Mingueja, një ish-funksionar i klubit të Barcelonës ka zbuluar disa nga prapaskenat e merkatos së Barcelonës në verën e vitit 2017, ku në klub u afrua talenti francez Usman Dembele për shumën e 150 milionë eurove.

Sipas Minguejës, Kilian Mbape mund të ishte një lojtari i Barcelonës, po të mos ishte për vendimin e drejtuesve të klubit për t’i besuar Usman Dembelsë në vend të talentit të Monakos.

“Barça kishte mundësinë për të blerë Mbapenë. Lojtari u vetëofrua tek ata. Vetë babai i tij më tha se ai dëshironte të luante me Barcelonën, por drejtuesit e klubit nuk e vlerësuar këtë dhe vendosën të afronin Dembelenë”, tha ish-drejtori, deklaratat e të cilit kanë shkaktuar shumë polemika në Katalonjë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.