Ironia e De Laurentis: Super Napoli, fitoren ia dedikojmë… doktor Sandulit!

Napoli zhvilloi një ndër ndeshjet më të bukura të këtij sezoni kundër Lacios, duke fituar me rezultatin 2-1. Golat e Fabian Ruiz dhe Milik i dhanë tre pikë të tjera ekipit të Ançelotit. Aurelio De Laurentis është shfaqur i lumtur pas kësaj paraqitje të ekipit të tij dhe ka një dedikim të veçantë për fitoren.

Presidenti i Napolit bën ironi me Piero Sandulin, kryetarin e Gjykatës së Apelit, i cili nuk e fali Kulibalinë, dhe fitorja kundër bardhekaltërve shkon për të.

Zhvilluam një ndeshje të bukur, duke treguar se dhe me katër mungesa të rëndësishme skuadra di të luajë në mënyrë të jashtëzakonshme. Goditëm pesë herë shtyllën. Dua të falënderoj një napolitan të thekur si doktor Sanduli, e falënderojmë dhe ia dedikojmë atij këtë fitore.”

Pasi pati një telefonatë me presidentin e PSG, Naser Al Khelaifi javën e kaluar, De Laurentis është nisur sot drejt Parisit dhe mediat italiane zbulojnë shkakun e këtij udhëtimi. Në mes është mesfushori Alan, objektivi kryesor i PSG. Presidenti i Napolit do të dëgjojë nga afër ofertën e klubit francez, por nuk ka tolerime: nevojiten të paktën 100 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit.

Alan në një dyluftim për top me Nejmar

Bazat e akordit janë hedhur dhe PSG do të shfrytëzojë lidhjet e ngushta që ka me qeverinë e Katarit për të siguruar fondin e nevojshëm për blerjen e Alan dhe për t’iu shmangur problemeve me FPF (fair-play financiar).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *