Interi përgatitet për merkaton, synon “dështimin” e Barcelonës

Andre Gomesh ishte një ndër bastet e humbura të Barcelonës, teksa u ble nga Valencia për plot 37 milionë euro verën e vitit 2016, por nuk arriti asnjëherë të jepte më të mirën në “Camp Nou”. Momentalisht, portugezi është i huazuar në Angli tek Evertoni, me të cilët po bën paraqitje pozitive.

Në fund të sezonit, mesfushori do të kthehet përsëri në Katalonjë, por zor se mund të gjejë hapësira, kështu që kërkesat e para për të kanë ardhur për blaugranat. Siç raportohet nga mediat italiane, Interi duket se është i interesuar për 25-vjeçarin.

Drejtues të klubit zikaltër duket se do të diskutojnë në javët në vazhdim me klubin e Barcelonës, për të parë mundësinë e një transferimi të mundshëm të Andre Gomesh drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *