Interi është lodhur me Spaletin, i gjen pasuesin

0

Humbja ndaj Torinos ka lënë një shije të hidhur në kampin interist. Vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të vitit 2019 dhe vetëm katër gola të shënuar në kampionat në 7 ndeshjet e fundit.

E ardhmja e Luçiano Spaletit është vënë në dyshim dhe emri i Antonio Kontes ka filluar të qarkullojë në zyrat e klubit zikaltër. Eliminimi nga grupet e Champions Ligës, ulje-ngritjet e ekipit dhe fakti që disa lojtarë duan të largohen janë disa nga shkaqet që Interi mund t’i japë fund aventurës me Spaletin.

Kontrata me trajnerin, i cili përfiton 5.2 milionë euro në sezon, përfundon në vitin 2021. Ajo që e shpëton trajnerin është fakti që Interi po lufton në tre kompeticione. Një vend mes katër më të mirave në kampionat duhet arritur medoemos, ndërsa duhet bërë mirë në Europa Ligë dhe kupën e Italisë.

Nëse ekipi nuk reagon, vazhdon të luajë me oshilacione dhe objektivat nuk arrihen, Marota do të niste negociata me Konten, të cilin e njeh mirë pasi ka punuar bashkë te Juventusi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.