Inter-Kavani një skenar i mundshëm, akordi nuk duket larg!

0

Juventusi e ka bërë zakon t’i prishë punë Interit dhe këtë metodë po e aplikon edhe këtë merkato. Bardhezinjtë janë futur seriozisht në garë për të sjellë Lukakun në Torino, ndërkohë që belgu është shumë i pëlqyer nga Antonio Konte.

Paratiçi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Junajtid nëpërmjet një ndërrimi mes sulmuesit dhe Paulo Dibalas. Pas kësaj Interi mbetet thatë dhe i ngelet të hedhë sytë drejt një tjetër “crush-i”. Edinson Kavani është plani rezervë i zikalëtrve.

Uruguajani është një emër i madh dhe shumë i kushtueshëm. Megjithëse kontrata e tij skadon verën e ardhshme, PSG nuk ka ndërmend ta lërë të lirë. Ikja e mundshme e Nejmar e minimizon në maksimum këtë mundësi. Gjithashtu kërkesat e tij financiare janë të larta.

Interi nuk ka aftësi të përballojë shifrën e kartonit bashkë me pagën e tij. Kështu Marotës do i duhet të presë edhe një vit. Verën e ardhshme Interi pritet t’i ofrojë një pagë prej 9 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë 3-vjeçare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.