“Ilaçi” është merkato, Junajtid çmenduri për yllin e Leister

0

Mançester Juanjtid duhet të ndërhyjë në merkato për të rikthyer lavdinë. Djajtë e Kuq kanë disa sezonë që nuk arrijnë në majat e futbollit anglez. Një vend i dytë i arritur nga Murinjo para dy vitesh është rezultati më i mirë në Premier League që nga ikja e Sër Aleks Ferguson. Solskjaer pritet të marrë lojtarë cilësorë për ta ndryshuar situatën.

Xhejms Medison është një nga prioritetet më të mëdha në “Old Trafford”. Mesfushori i Leister Sitit ka treguar një nivel tepër të lartë. 22-vjeçari nuk e ka përjashtuar një largim nga “King Power Stadium”. Përveç Junajtit në garë për të janë edhe Siti, Liverpul dhe Totenhem. Megjithatë, sipas “Goal.com”, Djajtë e Kuq janë favoritë për ta bërë të tyrin yllin anglez. Shifra që Leister kërkon për të është rreth 70 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.