Ikën edhe një titullar, Kastrioti gjen më në fund trajner

0

Kastrioti ka zgjedhur trajnerin e ri pas largimit të durrsakut Stavri Nica. Do të jetë gjirokastriti Bledar Devolli, ai i cili do të drejtojë krutanët në pjesën e dytë të këtij sezoni futbollistik. Për Devollin kjo do të jetë eksperienca e dytë në elitë, pasie nisi kampionatin në krye të Kamzës.

Në të shkuarën ai ka drejtuar edhe Bylisin e Luftëtarin, ndërsa në muajin dhjetor dha dorëheqjen nga skuadra e Tomorit. Sot ai do të drejtojë seancën e parë stërvitore të Kastriotit. Synimi është mbijetesa në Kategorinë Superiore dhe kjo nuk do të jetë e lehtë.

LARGIMI I RADHËS – Deri më tani nga Kastrioti janë larguar plot 11 futbollistë dhe klubi krutan ka dalë me njoftim zyrtar. I radhës që e mbyll aventurën e tij në Superiore është mbrojtësi malazez Nikola Stijepoviç.

Mbrojtësi, i cili vjet doli kampion në Mal të Zi me Sutjeskën, ishte titullar me Kastriotin dhe tashmë duhet të gjejë tjetër ekip, pasi ka ndërprerë me marrëveshje kontratën.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.