Rikthehet Artan Mergjyshi, projektohet në pozicion të ri

0

Merkato në skuadrat e Kategorisë së Parë duket se po bëhet aktive, madje jo vetëm me lojtarë e trajnerë. Këtë herë bëhet fjalë për Drejtorin e ri Teknik të Dinamos, e pikërisht Artan Mergjyshi, një ish dinamovit që rikthehet në skuadrën mëmë e cila e formoi si futbollist, por që i dha edhe emër në futbollin shqiptar.

Sot në mesditë do të zhvillohet një takim tresh: Saliaj-Allmuça-Megjyshi, i cili do të përcaktojë më shumë detaje rreth pozicionit të Mergjyshit si drejtor teknik i Dinamos. Burime zyrtare pranë klubit dinamovit konfirmuan sot për SportEkspres.com se, ofertën e drejtuesve të Dinamos vetë Mergjyshi në parim e ka pranuar, ndërkohë që sot në takim do të përcaktohen më qartë detyrat e tij dhe të trajnerit Igli Allmuça.

Në 14 javët e luajtura në Kategorinë e Parë, Dinamo renditet në vendin e 3-të në Grupin A me 24 pikë, 11 pikë larg Vllaznisë në vendin e parë, ndërkohë që me këtë përforcim duket sikur lufta sportive mes shkodranëve e dinamovitëve për vendin e parë në grup, tashmë ka nisur.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.