Ibra sulmon: Ju ka mbetur ora te Fergusoni, ja pse e urrejnë Pogbanë!

0

Zllatan Ibrahimoviç është origjinal dhe unik. Suedezi ka luajtur me klubet më të mëdha europiane, ndërsa tashmë vazhdon të dhurojë spektakël në kampionatin amerikan, pavarësisht 37 viteve mbiu supe.

Ibra luajti për 1 sezon e gjysmë me “Djajtë e Kuq”, gjatë kohës që në stol ishte Zhoze Murinjo. Sulmuesi i famshëm nuk i ka kursyer thumbimet për disa nga ish-lojtarët e trajnerit legjendar të Junajtid, Aleks Ferguson. Në një prononcim për “Daily Mirror”, Ibra sulmon emra si Nejvil dhe Skolls, të cilët i quan si studentët e skocezit Ferguson.

Çdo gjë që ndodh te Mançester Junajtid gjykohet në bazë të epokës së Fergusonit. Të gjithë thonë: nëse ai do të ishte këtu, kjo nuk do të ndodhte, Ferguson nuk do e bënte në këtë mënyrë, por kështu… Në vend të tyre unë do të thoja që Ferguson, i cili është pjesë e historisë së klubit, nuk është më dhe unë vij për të shkruar historinë time. Nuk dua të dëgjoj se çfarë ka ndodhur më parë. Studentët e tij dalin gjithmonë në televizor dhe qahen gjatë gjithë kohës, sepse nuk janë më pjesë e klubit.”

“Nëse dëshiron të punosh në klub, atëherë ik dhe puno. Nuk mund të jesh në televizor, duke u ankuar dhe kritikuar gjithmonë. Koha jote ka kaluar. Pogba ishte i ri te Junajtid, u largua dhe u rikthye përsëri. Francezi nuk iu pëlqen studentëve të Fergusonit, sepse ata kanë qëndruar gjithë jetën në klub dhe nuk janë transferuar kurrë. Ata nuk do hapnin gojë kurrë, nëse trajneri do ju thoshte të mos hapnin gojë. Nuk jam i sigurt as nëse Fergusoni i ka dhënë leje që të flasin nëpër televizione.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.