Hysaj: Shiriti i kapitenit më gëzon, do të jetë një natë fantastike

0

Në mungesë të Mërgim Mavrajt të pezulluar shiriti i kapitenit të kombëtares shqiptare do t’i kalojë Elseid Hysajt. Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti shkodran u shpreh se e gëzon shumë fakti që do të jetë kapiteni i ekipit përfaqësues dhe për më tepër në qytetin e tij të lindjes.

“Të gjithë lojtarët do të donin të ishin kapiteni i kombëtares së futbollit. Është një gëzim shumë i madh për mua aq më tepër që ndeshja luhet në qytetin tim. Besoj se do të jetë një natë fantastike për mua”.

“Besoj se është një kundërshtar shumë i fortë. Do luftojmë për të marrë pikë. Po punojmë fort që të nxjerrim një rezultat të mirë. Klima në ekip është shumë e mirë. Është një grup i mirë, kemi shumë lojtarë që po marrin minutazh të plotë. Shpresoj që të marrim 6 pikë në të dyja ndeshjet, fusha do e tregojë”, përfundoi Hysaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.