Hoxha: Lojtarët e rinj e patën të vështirë, ja pse vlen më shumë fitorja në derbi

0

Alban Hoxha ka folur për mediat pas ndeshjes me Tiranën. Kapiteni i “demave” është shfaqur mjaft i lumtur për suksesin e arritur, ndërkohë që foli edhe për të rinjtë, që e luanin derbin për herë të parë.

Tjetër sukses, këtë herë ndaj Tiranës, sa i lumtur jeni?
-Çdo fitore të gëzon, sidomos sot që u arrit ndaj Tiranës. Ishte një atmosferë e bukur. E kishim marrë me qetësi, nuk kishim presion. Jemi shumë të lumtur.

Në pjesën e dytë skuadra u tërhoq disi, ishte strategji apo u tërhoqët vetë?
-Jo, nuk ishte strategji, por kur je në avantazh tenton të mbrosh rezultatin dhe mund të rrezikosh nëse del para.

14 derbi pa humbje…
-Mua më pëlqen të fitoj gjithnjë. E di se është e vështirë për Tiranën. Nuk e mendonin kaq kohë pa fituar, por më bëhet qejfi që e fituam këtë ndeshje.

Muka ka thënë kush fiton derbin e parë fiton dhe tre të tjerët…
-Uroj që t’i dalë fjala Devit.

Sa e rëndësishme është kjo fitore?
-Çdo fitore ka shumë vlerë, por kur vjen në derbi, në vazhdimësi ka më shumë moral dhe ekipi krijon më shumë vetëbesim, por dhe loja fillon të jetë më e rrjedhshme.

E vështirë për lojtarët që luajtën për të parë herë në derbi?
-Them se ishte e vështirë për ta, pasi nuk mundën të jepnin 100% e tyre. Presioni ishte i madh dhe nuk treguan maksimumin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.