Sentamu: Humbëm më shumë se një ndeshje, por…

Junus Sentamu e nisi nga minuta e parë në derbi kundër Partizanit, por nuk ia doli të lërë shenjë. Sulmuesi nga Uganga mori vendin e Oduamadi, i cili kishte pësuar një dëmtim në stërvitje. Pas ndeshjes, Sentamu ka pasur edhe një reagim në lidhje me atë që ndodhi në derbi.

“Ndihemi sikur kemi humbur më shumë se një ndeshje. Ndoshta duhet të kishim qenë të fokusuar më shumë. Ndonjëherë i humbet ndeshjet që duhet t’i fitosh, por ne të gjithë do të kthehemi më të fortë”, shkruan Sentamu në faqen e tij në “Facebook”.

Sulmuesi iu bashkua Tiranës që sezonin e shkuar dhe në Kategorinë e Parë ishte një nga lojtarët kryesorë që kontribuoi për rikthimin në elitë. Në Superiore ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online