Hënes shuan ëndrrën e tifozëve: Nuk kemi para për këtë lojtar!

0

Bajerni Mynihut ka bërë dy blerje të mëdha akoma pa filluar merkatoja verore. Lukas Hernandez dhe Benxhamin Pavard janë lojtarët që do i bashkohen gjermanëve në fund të sezonit për një vlerë rreth 100 milonë euro. Megjithatë skuadra ka akoma nevojë për afrime, duke parë largimet e Riberi dhe Roben në verë.

Kohët e fundit emri i Kilian Mbape është përmendur në Mynih si një mundësi, gjithsesi presidenti i klubit, Uli Hënes, shuan çdo ëndërr të tifozëve. Kreu i bavarezëve në një intervistë për mediat vendase thotë se do ta blinte yllin e Parisit, por nuk ka mundësi financiare. Një deklaratë e çuditshme kjo për presidentin e një prej pesë klubeve më të pasura në botë.

“Do ta blija Mbapenë që tani. Ai është një futbollist i shkëlqyer. Ama ne nuk kemi para për ta bërë këtë”, u shpreh Uli Hënes.

Klubi bavarez ka disa vite që ndjek një politikë të ndryshme nga gjigantët e tjerë evropian si Barcelona, Mançester Siti apo Real Madridi. Ata mbështeten në marrjen e talenteve brenda vendit, jo me vlera stratosfertike. Bajerni është ndër klubet që nuk kanë asnjë borxh apo kredi, ndryshe nga shumica e të tjerëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.