“S’kemi ndërmend të paguajmë asnjë qindarkë”, nuk ka paqe mes Kardifit e Nantesit

Vdekja e Emiliano Salës trishtoi familjen dhe shumë tifozë të futbollit, por la në sherr edhe klubet e Nantesit e Kardifit. Ish-sulmuesi i pafat u ble për 15 milionë sterlina nga klubi uellsian i Premier Ligës.

Futbollisti nuk arriti të debutonte me ekipin e ri dhe Kardifi nuk ka pranuar të paguajë deri më tani shumën e kërkuar nga francezët. Çështja ka përfunduar në FIFA, por është tepër delikate dhe disi e komplikuar për t’u zgjidhur, nëse klubet nuk arrijnë të bien dakord.

Kardifi e ka përsëritur qëndrimin e tij, duke insistuar se nuk ka ndërmend të paguajë asnjë qindarkë. Vendimin e tyre e lidhin me faktin që nuk kanë depozituar asnjë dokument zyrtar që dëshmon blerjen zyrtare të Sala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online