Hapet ankandi për Lo Celso, tre gjigantë nisin garën

0

Totenhemi është klubi që e ka kërkuar më shumë Xhovani Lo Celson. Ai është një nga mesfushorët më të mirë të La Ligas, ku ka treguar një klas të lartë me Betisin. Pas interesimit të klubit anglez, për argjentinasin ka dëshirë edhe nga dy ekipe të tjerë.
Atletiko dhe Napoli janë në kërkim të një lojtari me cilësitë e tij dhe për momentin Lo Celso është alternativa më e mirë që ofron tregu. Spanjollët janë hedhur në sulm, pas lajmit se Hames do të qëndrojë në Madrid. Atyre u duhet më shumë klas në mesfushë dhe 22-vjeçari i zotëron ato cilësi.

Deri tani në adresë të Betis nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare. Andaluzët kanë sjellë në gjirin e tyre Nabil Fekir si zëvendësuesin e argjentinasit. Kërkesat e tyre janë shumë të larta. Spanjollët kërkojnë rreth 70 milionë euro, çmim që i bën të stepen gati të gjithë klubet evropiane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.