“Hajde te Partizani”, ngacmime në Instagram midis Ngo dhe tifozëve të kuq

Majkëll Ngo është ndër futbollistët më aktivë në rrjetet sociale. Sulmuesi anglez ka shpërndarë së fundmi disa foto ku u përgjigjet fansave të tij të shumtë në “Instagram”. Në një prej pyetjeve dikush i shkruan: Hajde  te Partizani, te klubi më i madh në Shqipëri.

Ngo nuk ngurron të përgjigjet duke shkruar: Pa dashur të fyej Partizanin, por Tirana është klubi më i madh në Shqipëri, fakt.

Teksa çështja e së ardhmes së sulmuesit mbetet ende pezull, Ngo vazhdon të japë sinjale për rikthim teksa u përgjigjet në mënyrë të vazhdueshme tifozëve bardheblu që e kontaktojnë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *