Pas fitores, trajneri i Sherifit “kokë më kokë” me sulmuesin e kombëtares shqiptare

Sherifi i Tiraspolit erdhi, pa dhe fitoi në Tiranë ndaj Partizanit, pa ndonjë sforcim të madh, edhe pse realisht i nxehti asfiksues pritej të ishte pengesë serioze.

Pas ndeshjes një skenë interesante është parë në një nga lokalet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, sepse trajneri i kampionëve të Moldavisë, kroati Zoran Zekiç, u ul në kafe dhe u pa të bisedonte me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Kristal Abazaj. Në shoqërinë e tyre ishte edhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi, edhe ky pa ekip, si Abazaj.

Natyrisht, është e lehtë të mendohet se Abazaj mund të jetë një ide për Sherifin, aty ku luan edhe Liridon Latifi, i cili ashtu si Abazaj përfaqësohet nga Shkumbin Qormemeti.

Megjithatë, mund të ketë qenë edhe thjesht një kafe mes miqsh, sepse Zekiç ishte trajner i Osijekut deri në mars të këtij viti dhe e pati në dispozicion për pak muaj Abazajn, i cili pikërisht me Zekiç luajti 4 ndeshje si titullar, ndërsa pas ndryshimit në stol nuk e pa më formacionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online